Home / Poezi / Zhuljeta Grabocka Çina – Poezia si filxhani

Zhuljeta Grabocka Çina – Poezia si filxhani

Llumin e kafes arixhofka për ty e tund
e ty, si një oqean të lëkundet xhani.

Drejt e në fytyrë sytë e saj t’i ngul
Të të lexojë figurat e fundit të filxhanit.

Në fjalë arxhofkash poezia po humb,
“Të mirë e më të mirë do ta kesh fatin”!

Ja rruga edhe zemra, që për ty u këput
si në një romancë, tretet ëndrra imazhi!

Në fjalë kafenesh poezia veten ripërtyp
Si një njeri i harruar nga bota e fati!

Nëpër rrugë endet arixhofka me të njëjtin lejmotiv,
dhe lë brazdën epike që shkund themelin e shpirtit!

Zhuljeta Grabocka Çina

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …