Home / Poezi / Xheladin Çitaku – NDËRDIJE E BRAKTISUR

Xheladin Çitaku – NDËRDIJE E BRAKTISUR

Mendje e fantaksur në llumin e kohës zhlyhet
veshur kostume leckash në ngjyra t`huajësimi
shpirti i skllavëruar nga përbuzjet nuk fyhet
egonë e trallisur ushqen në shujta mashtrimi.

*
Mendje hendakosur ndër moçale kutërbuese
zhytur nëpër kënetat e injorimit të baltosur
përhumbshëm dehur në ëndrra mashtruese
dhe dlirësinë ndër fundërrina katranosur.

*
Mendje fyçkë, në pjata boshe shijuar kënaqësi
veten gënjyer nga imazhe tablosh të patrajta
ndërruar fytyrë si kameleoni në shumëngjyrësi
për ca buzëqeshje cinike akorduar si dhurata.

*
Mendje pushtuar nga skuadrone t`injorancës
pangopësinë lëshuar azat dhe në farën e mbjellë
lënë djerrinë të djegur edhe ndër sinorët e arës
gëlltitur turpin paturpshëm në ditën për diell.

*
Mendje humbëtirë ndër shkëlqimet e botës
lëbyrur shikimin ndër yllësitë e ngurtësuar
tek ofrojnë ftohtësisht ca rrebeshe të sqotës
dhe bekime pafund nga tempuj të djallëzuar.

Xheladin Çitaku 

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …