Home / Sport / Toni Kroos dëshiron të punojë me Kloppin te Liverpooli

Toni Kroos dëshiron të punojë me Kloppin te Liverpooli

Real Madrid pritet që gjatë sezonit të verës të ketë shumë ndryshime në radhët e veta.

Rezultatet e dobëta në këtë kampionat, kanë shtyrë drejtuesit e klubit që mendojnë për freskim të skuadrës.

Mesfushori gjerman raportohet se ka disa oferta në tavolinë nga top klubet evropiane, në mesin e tyre edhe nga Liverpooli.

Don Balon raporton se 28-vjeçari kërkon të transferohet te Liverpooli, ku dëshiron të punojë me Jurgen Kloppin.

Ky i fundit ka shprehur admirim për futbollistin gjatë kohës sa ishte trajner i Borussia Dortmundit, ku lojtari ishte pjesë e Bayern Munichut.

Ndryshe, reprezentuesi gjerman deri më tani ka pasur 112 paraqitje me madrilenët, ku ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/

 

Loading...

Lajmi Fresh

Akil Gjakova fiton medaljen e artë

Xhudisti kosovar ka fituar medaljen e artë në Grand-Slamin e Parisit. Akil Gjakova ka shkruar …