Home / Lajme / Thaçi pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bullgari
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Thaçi pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bullgari

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian,

Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për kompletimin e rrjetit të rrugëve dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kalimeve kufitare, por edhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, i pari i vendit do të zhvillojë një takim bilateral edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.


Lajmi Fresh

HULUMTIM “NJOHJA DHE RESPEKTIMI I LIGJEVE NË KOSOVË”

Dy studentë nga Kolegji Universum, Lirim Hysenaj dhe Artina Lecaj, kanë përfunduar një hulumtim në …