Home / Shëndet / Studim i ri: Kafja zgjat jetën

Studim i ri: Kafja zgjat jetën

Në studimin më të madh të këtij lloji, realizuar ndonjëherë, shkencëtarët analizuan të dhënat e gjysmë milioni njerëzve nga dhjetë shtete europiane për të zbuluar efektin e kafesë në shtimin e jetëgjatësisë…

Kokrra magjike e kafesë; shumë njerëz i shpëton nga gjumi i mëngjesit dhe tani, me shumë gjasa, të zgjat jetën.

Për mëse 20 vjet, këtu është provuar dhe prodhuar kafe artizanale për njerëz të sërës së lartë.

Në atë kohë, të dhënat mbi ndikimin e kafesë në shëndetin e njeriut kanë qenë të ndryshme.

Studiues të Agjencisë Ndërkombëtare të për Kërkimet mbi Kancerin (ANKK) dhe Kolegji Imperial në Londër, dolën në përfundimin se, një konsumim më i madh i kafesë pakëson rrezikun për të vdekur nga çfarëdolloj shkaku, veçanërisht nga sëmundje kardiovaskulare dhe të aparatit tretës.

“Nuk e kuptoj pse vite më parë konsumimi i kafesë është parë si diçka negative, prandaj më vjen mirë që informacionet po balancohen”, thotë Stephen nga Mercanta Coffee.

Por informacionet jo thjesht po balancohen, por ato po anojnë më tepër nga efektet pozitive të kafesë.

Shkencëtarët studiuan mbi gjysmë milione njerëz në dhjetë vende të Europës për marrëdhënien e tyre me kafenë.

Pas 16 vitesh studimi, ata dolën në përfundimin se ata që konsumonin më shumë kafe, rrezikonin më pak të vdisnin nga shkaqe të ndryshme. Meshkujt që pinin të paktën tre kafe në ditë, kishin 18 përqind më pak gjasa të vdisnin nga sëmundje të ndryshme, se ata që nuk pinin kafe fare. Për femrat ishte shtatë përqind.

Profesori Elio Riboli nga Kolegji Imperial në Londër thotë: “Ajo që ka më tepër rëndësi është se rezultatet ishin të njëjta në dhjetë vende europiane, edhe pse për lloje të ndryshme kafeje, që nga ekspresi te kafeja norvegjeze me filtër. Doli se kishte një lidhje midis konsumimit të kafesë dhe jetëgjatësisë në këto popullata”.

Shkencëtarët tani po përpiqen të kuptojnë se cila kafe është më e mira dhe përse.

Ata që e kanë lënë kafenë, tani mund ta mendojnë edhe njëherë.

Ky studim u publikua në revistën Annal of Internal Medicine.


Lajmi Fresh

E vogël, por me pasuri të shumta

Mrekullia që i ndodh shëndetit nga lajthia Lajthitë kanë një vend primar në fronin e …