Home / Ekonomi / Si u kapën 200 mijë euro që nga Maqedonia duhej të përfundonin në Kosovë

Si u kapën 200 mijë euro që nga Maqedonia duhej të përfundonin në Kosovë

Dogana e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka kapur në Han të Elezit 200 mijë euro para të
gatshme, të cilit ishin duke u futur në Kosovë në mënyrë ilegale. Lajmin për Express e kanë
konfirmuar zyrtar të Doganës.

Në piken Doganore të Hanit të Elezit sot është kapur një sasi e parave në vlerë prej 200 mijë
eurosh. Në Doganën e Kosovës kanë treguar se këto para kanë qen duke hyrë në Kosovë nga
një person në mënyrë ilegale.

“Po, kjo sasi e parave është kapur sot gjatë ditës. Zyrtarët doganor e kanë hetuar një person
që është duke i futur këto para në Kosovë ne mënyrë ilegale”, ka thënë për Express, zëdhënësi
Adriatik Stavileci. Ai ka thënë se detaje tjera të këtij rasti do të bëhen publike nesër, pasi sipas
tij ende nuk ka përfunduar i tërë raporti.


Lajmi Fresh

Qytetarët më nuk do të paguajnë për veriun, rryma lirohet për 3,5%

Faturat e energjisë elektrike të muajit dhjetor do të vijnë më të lira për rreth …