Home / Lajme / Si e sulmoi sot në tubim Kurti Molliqajn për abuzim me paratë e VV-së

Si e sulmoi sot në tubim Kurti Molliqajn për abuzim me paratë e VV-së

Albin Kurti i cili po kërkon edhe një mandat në krye të Vetëvendosjes ka paraqitur sot platformën e tij. Me një fjalim të gjatë para të pranishmëve, ish-kryetari i VV’së ka goditur ish-sekretarin e partisë Dardan Molliqaj për abuzim me financa. Të njëjtat akuza në drejtim të Molliqajit i kishte bërë edhe deputeti i VV’së, Liburn Aliu.

Ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, që ditë më parë edhe ka dhënë dorëhejqe nga Lëvizja, është goditur sot edhe nga Albin Kurti për menaxhimin e financave të VV’së.

Kurti në fjalimin e tij të gjatë, nderë të tjera ka përmendur edhe mënyrën se si janë shpenzuar paratë në partinë e tij.

“Decentralizim, si për pagat ashtu edhe për buxhetin. Më shumë buxhet i Lëvizjes duhet të shkojë në qendra, dhe, në vend se të rriten rrogat e pak vetave në kryeqytet, duhet të rritet numri i njerëzve të punësuar nga Lëvizja në të gjitha qendrat anembanë Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon punën e saj falë tri burimeve financiare, e ato janë fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet, dhe kontributi i anëtarësisë.

“Për të bërë sa më shumë punë Lëvizja, por edhe për të patur sa më shumë donacione, është e domosdoshme që shpenzimi i parave të përmbushë tre kritere: Të jetë tërësisht transparent, të jetë mbi bazën e kursimit dhe efikasitetit, do të angazhohemi që shpenzimet për paga dhe për qera të zyrave të jenë nën 50% të buxhetit të përgjithshëm”, ka bërë me dije Kurti.

Kurse, njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka zbuluar javë me parë detaje të funksionimit të partisë së tij, pas përçarjes së VV’së.

“Brenda Lëvizjes Vetëvendosje kemi pasur, dhe kemi një sekretariat të përgjithshëm, i cili e ka krijuar një diferencim brenda Lëvizjes”, ka thënë ai ,teksa ka folur për punën e ish-sekretarit Dardan Molliqaj.

“Është krijuar diferencimi ndërmjet aktivistëve vullentarë, të cilët punojnë kudo nëpër struktura, degë, qendra, dhe pika të VV, dhe sekretariatit të përgjithshëm të aktivistëve, të cilët paguhen me rrogë, të cilët në njëfarë mënyre e kanë krijuar një shoqëri të mbyllur, dhe përpos që paguhen, e kanë pasur bukur një autoritet më të madh mbi qendrat”, ka treguar Aliu.

E vetë Molliqaj në një intervistë televizive pati kritikuar Liburn Aliun e Xhelal Sveçlën se i kanë pagat e larta.

“Ata nëse donë me heq pagat, le ti heqin të vetat. Le të heqin dorë nga pagat që i kanë nga 1 mijë e 200 euro. Këto paga janë të larta dhe kjo është e vërteta. Më kanë akuzuar për paga të larta dhe pagesa që kam bërë. Unë nuk kam bërë dallime në paga dhe s’kam marrë pagë të lartë. E vërteta është ndryshe, pagat e disa aktivistëve janë tepër të ulta. Ato paga sillen kah 440 euro. Nuk ka rroga 800 euro në Sekretariat të VV’së. Në krejt Kosovës mund të them se paguhen ndoshta 70 aktivistë”, ka thënë Molliqaj.

Loading...

Lajmi Fresh

Vetëvendosje zgjedh kryetarin

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri. Votimet …