Home / Ekonomi / Shqipëria pritet t’i jap një pikë doganore Kosovës, në Durrës

Shqipëria pritet t’i jap një pikë doganore Kosovës, në Durrës

Javën e ardhshme me datë 27 nëntor Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi në fushën e ekonomisë si dhe mundësia e hapjes së një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi ka konfirmuar për Indeksonline se mbledhja mbahet në qytetin e Korçës, në të cilën pritet ratifikimi i disa marrëveshjeve ku fokusi thelbësor i kësaj mbledhje do të jetë shkëmbimi ekonomik.

“Është krijuar një traditë e mirë që të mblidhen dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe në këtë vazhdë, mbledhja e radhës do të mbahet në Korçë ku në fokus do të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve për lehtësira për bizneset nga e të dyja shteteve”, ka thënë Matoshi.

Ka theksuar gjithashtu se si pikë e rendit të kësaj mbledhje do të jetë edhe hapja e një pike e cila do të merret më çështjet doganore në Durrës.

“Do të bisedohet edhe për mundësinë e hapjes së një pike e cila do të merret me çështjet doganore mirëpo gjithnjë edhe kjo do të jetë në funksion të marrëveshjeve përkatësisht një bashkëpunimi më të thelluar midis dyja shteteve. Sigurisht që republika e Shqipërisë jo vetëm në sensin politik por edhe atë ekonomik brenda kapaciteteve të veta do ti dal në mbrojtje Kosovës”, ka përfunduar Matoshi.


Lajmi Fresh

Qytetarët më nuk do të paguajnë për veriun, rryma lirohet për 3,5%

Faturat e energjisë elektrike të muajit dhjetor do të vijnë më të lira për rreth …