Home / Përsiatje / Shqipëria dhe Kosova të reagojnë: Serbia terrorizon veteranët e Luginës së Preshevës

Shqipëria dhe Kosova të reagojnë: Serbia terrorizon veteranët e Luginës së Preshevës

Shkruar nga Skënder Jashari*

Me  Marrëveshjen e  Paqës së  Konçulit të 2001, Serbia dhe  ish-jugosllavia  me  akte  ligjore  kishin   miratuar dhe  ratifikuar  Amnestinë  ndaj   luftëtarëve  të UÇPMB-së! Kështu  thuhet  në  medie, por  kjo nuk është  e  tërë e  vërteta!

Luftëtarët   Shqipëtarë  në Luginë të Preshevës,  pas   majit të vitit 2001, u harruan, u lanë  në  mëshirë  të  armikut! Një pjesë e  tyre, ikën  në  vendet  perëndimore, një pjesë mbetën  në  shtëpitë  e tyre, për t’u terrorizuar  pastaj  nga  terrori dhe terrorizmi i Serbisë!

Në rastet  kur  pushteti   kolonialist  i Serbisë, mësynte  ndonjë  shtëpi të  luftëtarëve  Shqipëtarë( të UÇK-së, UÇPMB-së), zgjidhjen  duhet ta  bënte  individualisht ose   me ndihmën e  shokëve  të ngushtë!  Do ishim  fatlum, kur  arrinim  të iknim, për t’u strehu  në  Republikë të Kosovës! Ata  që  kishim  shëndetin, vullnetin arrinim të  shpëtonim!

Por kishte  edhe  veteran invalid, që shkaku  i  shëndetit  fizik dhe psiqik, të  shkaktuar  nga  lufta, plagët e luftës, nga dhuna-terrori i Serbisë, nuk ishin  më në gjendje të  bënin zgjidhje individuale, në rast  të  ballafaqimit  me  terrorin  e shtetit kolonial serb! Po ashtu  disa dhjetra  raste  të  tentim-vetëvrasjeve, të  veteranëve   i kishim në Luginë të Preshevës!

Serbia në  vazhdimësi, terrorin dhe  terrorizmin e   aplikon  kundër  Shqipëtarëve  të Luginës së  Preshevës. Njihen tashmë  qindra raste  arrestimesh, e  qindra të  tjera  tentim-arrestimesh, vrasje  fëmijësh ( Dashnim Hajrullahu etj), vrasje  politikanësh, vrasje  komandantësh të UÇPMB-së edhe në  Republikë të Kosovës( Muhamet Xhemaili), tentim-vrasje dhe sulme  kundër  veteranëve etj.

Institucionet  e  Republikës së  Kosovës e  sidomos  ato të  shtetit  Amë( Republikës së Shqipërisë), do duhej   ashpër  të reagonin në  çdo rast të  cënimit të  drejtave  elementare të Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës, si pjesa më  e  diskriminuar në Europë! Kjo ende  nuk ndodhë!

Pasiqë  edhe  vetë dhe  disa  nga  familjarët  e  mi, kemi qenë  viktimë e   terrorit dhe terrorizmit  të Serbisë, më imponohet   reagimi edhe për   rastet  e  bashkëluftëtarëve  të  mi.

Në çdo rast kur në  Republikë të  Kosovës, arrestohet  ndonjë  serbë,  për vepra  penale  ordinere; apo  kur  ka nevojë  politike  Serbia për të ushtru presion  faktorit ndërkombëtar; apo në  ekzekutimin e  spastrimit  etnik të  Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës, Serbia arreston, terrorizon  veteran  dhe  familjarët  e tyre në  Luginë të Preshevës.

Më 20.10.2017,   derisa  ishte  duke  u kthy nga  Republika e Kosovës, përmes  pikëkalimit  të Muçibabës, në  ora 23:00, nga  policia e  Serbisë,  ndalohet Musa Latifi, i cili është   invalid i Luftës së UÇPMB-së. Ndalet  që të  pres për disa  orë, derisa  të  vie  një “inspektor” nga  Vraja. Marrja  në pyetje  nga  “inspektori” zgjati  orë të   tëra gjatë  natës, me pyetje krejtësisht  provokative  që  shkaktonin dhunë të tmerrëshme  psiqike! Pas bisedës  informative  disa orëshe,  lirohet pas orës  02:00 të  natës. Edhe në këtë  rast  si në  shumicën  e rasteve,  kur  merren në biseda  informative, policia e  Serbisë, nuk  jep  asnjë  dokument.  Bisedat  e tilla informative,  policia  e Serbisë,  i bënë: ndalimi nga policia e Serbisë( përfshirë edhe   të vetëquajturën  polici  multietnike) bëhet  me  arsyetimin  gojor, që  ka një  fletarrest apo fletarrest edhe  për  vepra  penale( kurse  pastaj   nga  “inspektorët” pyetet për gjëra tjera vepra penale  politike); duke i mbajtur  për  orë të tëra që të  presin ardhjen  e  “inspektorëve” nga  Vraja, Leskoci, Nishi etj; mbahet  në  vende  me kushte  klimatike ( në ftohtë  apo nxehtë) që nuk përballohen  lehtë, apo qëndrimi  në këmbë  apo ulur në karrige të papërshtatshme; nuk i lejohet   kontaktimi  me  avokat; marrja  në pyetje shoqërohet  tërë kohën  me dhunë  të tmerrshme  psiqike, kërcënime, fyerje  e disa herë edhe me  dhunë  fizike; etj.

Asnjë  reagim  nga  asnjë  Institucion, as   nga Lugina e Preshevës, as  nga  Institucionet e  Republikës së Kosovës nuk ka patur, madje edhe mediet  e kanë  izolu!

01.12.2017

*I burgosur politik nga  EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake


Lajmi Fresh

Majtizmi dhe djathtizmi në Kosovë, janë veç mashtrime aparatçikësh

Fadil Maloku 1. Rëndomë thuhet se elementet kyçe të një partie politike duhet të jenë: …