Home / Kulturë / Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 Dhjetor shënohet në gjithë botën

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Shteti i Kosovës ka rininë më të re në Europë, ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.

Për nder të kësaj dite sot në Kosovë do të ketë aktivitete organizuar nga Ministria e Kulturës në të cilat do të flasin ministri i Kulturës Kujtim Gashi, Brandao Co, nga Unicefi, shefi i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.

Ndërsa Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ndan çmimet për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.


Lajmi Fresh

Milazim Kadriu: DËSHMI E RRUGËTIMIT TË USHTARIT TË UÇK-SË NGA DITËT E PARA TË LUFTËS DERI NË LIRI

Rudi Berisha “Ukshin Kosumi në shërbim të UÇK-së”, botoi KL “Zahir Pajaziti” – Podujevë, 2017 …