Home / Poezi / Sefedin Xhafolli – Cikël poetik

Sefedin Xhafolli – Cikël poetik

KA MBRET MBI MBRET!

…kush
është mbreti
e kush 
është poeti?
…mbreti
i heq hapelën
poeti i thot
“go”*)
poeti ndanë
shtete
dhe bashkon ato
…poeti
sjell termete
me ballë Rihter
dhe nuk kërkon
falje
por beteja fer
…n’ bythë
s’i hi mbretit
dhe as perandorit
as për pikë
të qejfit
as për pikë të zorit
…po të jesh poet
s’je breshkë
në zabele
që din ta shtrijë qafën
dhe n’kokë po e shkele
…poeti s’ është
kurvë
që shitet n’hotele
t’ndrrojë njëzet burra
sall për një të diele
…po nguce poetin
bëhet puna gjol
poetin nuk mjelet
as në arkivol
———————-
*)Go- anglisht- ik,shporru.

E KA NOTËN DYSH

…sulltani
e meriton
një dysh
…me mua
flet ndrysh’
me tjetrin
ndrysh’
…për dikë qingj
për dikë ujk
për dikë klysh

I DASHURUAR NË SKLLAVËRI!

…sa
isha me
sllav
isha skllav
shkoi
ai sllav
dyfish
skllav

SHKO NË RR.S!

ik
edhe
atje ku bren
miza hekur
ik
kudo
sytë po
më dhëmbin
kur të shoh
ik
për një copë
bukë
për një ilaç
ik
ik lirë shitu
diku në Perëndim
ik pirdhu
mbi kokë
mos më rri
mallë
nuk të kam
as borxh
shko
ku të duash
në rr.s.
fundja
vdis
e ndershme
është
edhe vdekja
në ikje
mikrob të mos
bëhesh
burrërore
është
tha
një barkmadh

DIVAT

…për
vete
janë
diva
si
zhiva
për
ne
naiva
janë
HIV-a
dhe
po
u
preva
po
u
griva
jam
turshi
n’arkiva

Sefedin Xhafolli

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …