Home / Poezi / Sahit Osmani – Cikël poetik

Sahit Osmani – Cikël poetik

PËRBALLË DIELLIT TË DASHURISË

Det i helmuar
t’i dëgjoj dhe shoh baticat dhe zbaticat e tua
Unë jam tjetër nga ti
me dashuri njerëzore ura kam ndërtuar
me diellin e vargjeve si lumë jam derdhur
pa peshën e lavdisë që nga kurrizi e kam hedhur
Në sytë e mi ruaj ditën
dielli i dashurisë mos të ketë të perënduar
i thjeshtë pa mistere fal gjithçka të dëshiruar

Kam ikur nga ti
jam afruar përballë diellit të bukurisë
Edhe nëse shkrihem a digjem
gjë më të mirë nuk dëshiroj
Sepse e kam kuptuar gjithëpushtetin e mrekullisë
që rrugë të reja me dashuri i hap njerëzisë.

DIELL I JETËS SIME!

Kyçi i gjithçkaje të ndritshme je ti

Një rreze e jotja si Leva e Arkimedit
Në pikëmbështetje më ka shërbyer
Dhe unë nuk e kam humbur drejtpeshimin
As nga dallgëzimi i artë i rrezatimit tënd
që derdhej mbi mua

Pushtetit tënd kurrë nuk iu kam trembur

Ti flet me shkëlqimin diellor të syve
Aromën dhe bukurinë e luleve të vesës
Shembëllimi yt më ka bërë të të ndjek
Shpesh duke u rrëzuar me sinqeritetin e tepruar
Kam humbur por dhe kam fituar
Dashurinë njerëzore që Ti vet ma ke dhuruar

Dhe unë e kam bartur ate
Thellë në shpirt e kam vulosur
Aty ku secili ka diçka të veten që jeton

Aty ku dielli i njeriut ndriçon…!

Sahit Osmani

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …