Home / Diasporë / Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Berlin fton bizneset shqiptare në takimin vjetor (FOTO)

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Berlin fton bizneset shqiptare në takimin vjetor (FOTO)

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare me seli në Berlin ka dal në opinion me një ftesë për të gjitha bizneset shqiptare që veprojnë në shtetet perëndimore, që të marrin pjesë në takimin e tyre përmbyllës vjetor.

Në këtë takim do të bisedohet për proceset e deritanishme si dhe prioritetet për vitin që vjen, bashkëpunimin mes veti, me palën gjermane, me vendlindjen si dhe koordinimin me Rrjetin Global të Bizneseve shqiptare, shkruan DritarjaOnline.

Në vijim po japim ftesën e plotë të kësaj organizate:

“Të nderuar Anëtarë/Kolegë të Rrjetit të bizneseve shqiptare,

në emër të Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare me seli në Berlin,kam nderin të ju ftojë në takimin e përbashkët vjetor, i cili do të mbahet më datën 15.11.2017, në Kaisersaal-Bellevue Strasse 1; 10785 Berlin,duke filluar nga ora 16:00.

Puna jonë e përbashkët, kontributi dhe angazhimi i secilit anëtarë që nga themelimi, është treguesi më i mirë për suksesin e deritanishëm dhe për të rrugëtimin në ardhmen.

Në këtë takim do të diskutojmë së bashku proceset e deritanishme si dhe prioritetet për vitin që vjen, bashkëpunimin mes nesh, me palën gjermane, me vendlindjen si dhe koordinimin me Rrjetin Global të Bizneseve shqiptare.

Konfirmimi paraprak i pjesmarrjes tuaj do të na ndihmonte shumë për një organizim sa më të mirë.

Ju falenderoj paraprakisht dhe ju përshëndes me respekt të veçantë.

Mustafë Abazi

Kryetar” /DritarjaOnline/


Lajmi Fresh

Alarmi: Emigrimi po ndikon në uljen e popullatës

Trendët demografike të popullsisë në Kosovë do të shënojnë një bilanc negativ deri në vitin …