Home / Rozë / Rihanna merr një koment epik nga Young Zerka :D :D

Rihanna merr një koment epik nga Young Zerka :D :D

Kemi parë shumë komente nga shqiptarët që i kanë bërë Rihanna’s, kryesisht në rrjetin social Instagram,

Shumica prej tyre janë komplimente për dukjen e saj por edhe disa thjesht për të rënë në sy ndoshta nga të tjerët.

Por, një tjetër që ra në sy e cili është më ndryshe u bë nga Young Zerka.

Rihanna ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me një pallto të gjatë e me ngjyra, e në mesin e mijëra komenteve, u pa edhe nga këngëtari shqiptar.

“Kështu, ti i kthen komentet vetëm atyre që e blejnë buzëkuqin tënd por kurrë atyre që e këndojnë një këngë vetëm për ty. Sidoqoftë më pëlqen pallto jote”, ka shkruar Zerka.

Kujtojmë që Zerka kishte një këngë me titull “Like Rihanna”, projekti i cili ka sot miliona klikime në youtube dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

S’i dihet, ndoshta i bie në sy Rihanna’s komenti i Zerkës…


Lajmi Fresh

Shpërthejnë klikimet për ‘’Kthehu’’, Ermali më melankolik se kurrë! (VIDEO)

Balada melankolike e Ermal Fejzullahut, është vërshuar nga klikimet që në pesëditëshin e parë të …