Home / Poezi / Rexhep Hoti – Jam kosovari i krisur, shpirti im!

Rexhep Hoti – Jam kosovari i krisur, shpirti im!

Lasgushit
E kërrusën të bashkëbisedonte me një qen,
I lanë të varur vetëm lirikën e kohës së Mbretit;
Lirinë e krijimit ia këmbyen me mëshirën e lajthitjes,
S’ia pranguan dot vetëm dashurinë hënore poetit!

Kur natën e braktisnin të gjithë pranë likerit
E lodhja e kuqe në gjumë bëhej me vdekjen mik;
Atëherë ngrihej Lasgushi, si fantazmë prej varri
Lahej në liker së bashku me hënën krejt lakuriq.

Në thellësinë e natës e pashë hënën të lahej e veshur;
Përse e pyes leshverdhën e zbehur të bërë gërdec;
Ah, mjeshtri që më zhvishte dikur me një varg më ka ikur,
Dhe unë, jo! S’mund të lahem më ndryshe në Pogradec!

Dhimbja më zgjoi me therje në thellësinë e territ,
Nata e likeri më dridheshin pranë këmbëve si jetim;
E nxora zemrën nga gjoksi, e hodha në liker për lundrim!
S’mund ta lija hënën të mbajë zi, jam unë kosovari i krisur,
Shpirti im!

Rexhep Hoti

Pogradec, Dimër, 10.01.2018

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …