Home / Poezi / Ramë Bashota – Dashuria rri e qetë rri e thjeshtë..

Ramë Bashota – Dashuria rri e qetë rri e thjeshtë..

Sa lehtë thua prit madje një vit,
Zemra a do këtë tinguj tik-tak?
S’e pérfill kohën më thua prit,
Si e lë kohën të ikë sa do pak

Pres dimër n’acar pres në verë,
E rënd qenka pritja për dashnor..
Të hyjë brenda hape ti atë derë,
S’e hap dot portën as me dore…

Pres një shenjë pres një imazh,
Dashuria e njëjtë verë e vjeshtë,
Sa shekuj asaj i bëjnë homazh,
Dashuria rri e qetë rri e thjeshtë

Ramë Bashota

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …