Home / Poezi / Pullumb Ahmeti – Cikël poetik

Pullumb Ahmeti – Cikël poetik

DELVINA IME…

Të vesha këtë mëngjes Janari, të vesha
Ty Delvina ime ,e paqta vashë e pagojë
fustan bardhin e dëborës për Ty e desha
s’e di? Vallë në ditë dasme të zbardhojë.

Trupin ta mbulova me fluturzat e bardha
butë butë t’i qëndisa lulebukurat me grep
nën këmbë të tua verës arave mblodha kallza
kurorë ti bëra flokëve ditëdasmës të ti hedh.

Melodi lart pllajave mblodha zërin e bilbilave
gurgullimë ujvarash zhurmëplote sopotiane
u ndala poshtë Vrisit tju shplajë sytë currilave
tufa trëndeline shtrydha gushës lozonjare.

TI bukuroshe ke veshur fustanbardh nusërie
fjollat e dëborës në ditë dasme hedhin valle
mbështetur pllajës lodron me trille vashërie
Delvina ime lozonjare me trupin e një vashe.

Ç’MU BËRE BEJKA KËRTHINJË

Hënë moj ç’më gjen në brinjë
Sytë hedh s’më ndalesh tinë
Të të shpreh moj dashurinë
Eh, jam plak, e ç’kujtoj rininë.

Ik o hënë se më erdhi hëna
Erdhi vasha dritë erëgjënda
Zjarret më digjnin përbrënda
Bukur e kish stolisur e jëma.

E pash kur më iku hëna
Zemrën ma bluante tënga
Shkoi tej kjo vash erë gjënda
Shkoi e ç’më ndali te tënda.

Ngela si një lis në brinjë
Rrahur nga erërat që fryjnë
Tej në stan po shoh barinë
Përkëdhel bejkën kërthinjë.

NDJESI ÇASTI, KU PIJA CIGAREN

Jashtë rigon,lagen tendat, bie shi
Era gjethet trotuarit fshin e mbledh
Te stacioni mbështetur pret një çift
Në ballkon sa dola një cigare ndez.

Vrapuan mes shiut të kapur për dore
Mbi pllaka trotuarit loznin me një këmbë
Qeshin mes shiut lojën bënin më gazmore
Si dy zogj majë dege nisën një këngë.

Të trembur bdoshta nga shiu,ikën
në këndin e parë më humbën nga sytë
rrija shikoja se si nata po puthe ditën
eh thoshja sa ndryshim kanë dashuritë.

Thitha thellë përherë të fundit cigaren
nata më mbuloi me pelerinën e murrme
dritat ndizen shuhen kateve nëpër dritare
mbrëmja mbështillte me vel dashurit fatlume

Pullumb Ahmeti

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …