Home / Sport / PSG ua tregon çmimin e Lucas Mouras skuadrave të interesuara

PSG ua tregon çmimin e Lucas Mouras skuadrave të interesuara

Sulmuesi anësor brazilian, Lucas Moura pritet të largohet në janar nga Paris Saint-Germain dhe skuadra franceze tani ka treguar edhe çmimin e tij.

Lucas Moura po vuan të gjej minuta nën drejtimin e trajneri Unai Emery, pasi pozicioni ku ai luan është mbipopulluar.

Përveç kësaj, në pozitën e Mouras ka yje të mëdha të futbollit botëror, si Neymar, Kylian Mbappe, Julian Draxler dhe Angel Di Maria, duke ia kufizuar mundësinë e lojës.

Këtë e ka kuptuar edhe anësori brazilian, i cili ka shprehur dëshirë të largohet gjatë këtij afati dhe nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.

Mediumet francez raportojnë se edhe PSG është pajtuar për largimin e Mouras dhe tani ua ka treguar edhe çmimin skuadrave që duan shërbimet e tij.

Sipas France Football, gjiganti parisien kërkon dhe shpreson të fitojë 40 milionë euro nga braziliani nga ndonjë huazim me obligim blerje, ose një blerje e menjëhershme për jo më pak se 30 milionë.

Skuadrat e interesuara për Mouran janë ato angleze: Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ndërsa nga Italia thuhet si i pëlqen Napolit.

Në këtë sezon, 25-vjeçari i ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe një gol.

Loading...

Lajmi Fresh

Akil Gjakova fiton medaljen e artë

Xhudisti kosovar ka fituar medaljen e artë në Grand-Slamin e Parisit. Akil Gjakova ka shkruar …