Home / Natyrë / Projekti më i madh i ripyllëzimit në botë

Projekti më i madh i ripyllëzimit në botë

Mbillen 73 milionë pemë në Amazone

73 milionë pemë janë planifikuar të mbillen në Amazonë deri në vitin 2023, si pjesë e projektit më të madh të ripyllëzimit në botë.

Duke u përqëndruar në 30,000 hektarë tokë, projekti synon të rikthejë mrekullinë natyrore të Amazonës në lavdinë e saj të mëparshme. Projekti, i udhëhequr nga organizata mjedisore, amerikane jofitimprurëse Conservation International, do të jetë restaurimi më i madh i pyjeve tropikale në botë dhe do të ndihmojë Brazilin të arrijë qëllimin e tij për ripyllëzimin e 12 milionë hektar tokë deri në vitin 2030.

Rreth 20 për qind e pyjeve të Amazonës janë prerë që prej viteve 1970, gjë që pati ndikim të madh në klimën e rajonit dhe planetit. Pylli tropikal i Amazonës mbulon pjesën më të madhe të Brazilit veriperëndimor dhe shtrihet në Kolumbi, Peru dhe vende të tjera të Amerikës Jugore. Ai është pylli më i madhe tropikale në botë, i famshme për biodiversitetin e tij.

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.29 milion kilometra katrorë nga pyjet e botës janë prerë që nga viti 1990.


Lajmi Fresh

MJESHTËR XENI (Më shumë se një portret për fotografin e talentuar Shkëlzen Rexha)

Namik Selmani Kur kemi qenë para fotografive të papërsëritshme të Luvrit në Paris, apo dhe …