Home / Lajme / Presidenti Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
A view of Jerusalem Old City seen from Mount of Olives, Wednesday, Dec. 6, 2017. U.S. officials say President Donald Trump will recognize Jerusalem as Israel's capital Wednesday, Dec. 6, and instruct the State Department to begin the multi-year process of moving the American embassy from Tel Aviv to the holy city. His decision could have deep repercussions across the region. (AP Photo/Oded Balilty)

Presidenti Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Ndërsa Presidenti Donald Trump bëhej gati të njoftonte të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do ta zhvendosin ambasadën nga Tel Avivi, Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatps për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përmendi këtë çështje në një dalje publike të mërkurën.

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson tha se vendi i tij nuk ka plane ta zhvendosë ambasadën në Tel Aviv.

“Ne i shohim këto njoftimet me shqetësim sepse ne mendojmë se Jeruzalemi natyrisht duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, një marrëveshje që ne duam të arrihet”, tha zoti Johnson.

Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se çdo vendim për të zhvendosur ambasadën amerikane mund të ndezë tensionet në rajon dhe të shkatërrojë përpjekjet amerikane për të arritur një marrëveshje paqeje arabo-izraelite.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti thjesht po njeh një realitet historic dhe modern.

Para njoftimit, Presidenti Trump u telefonoi pesë udhëheqësve ë Lindjes së Mesme të martën, për t’i informuar për vendimin: kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas, mbretin jordanez Abdullah, ëresidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin saudit, Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, nuk jepte shumë detaje për bisedat përveçse “udhëheqësit diskutuan gjithashtu vendime të mundshme përsa i takon Jeruzalemit”.

Aty shtohej se zoti Trump rikonfirmonte angazhimin për të çuar përpara bisedimet izrealite-palestineze të paqes dhe rëndësinë e mbështetjes së atyre bisedimeve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të martën në mbrëmje se zoti Trump e njeh Jeruzalemin jo vetëm si kryeqytetin historik të popullit hebre, por ka qenë vendndodhja e qeverisë izraelite që nga themelimi i Izraelit modern në vitin 1948.

Zyrtarët thonë se presidenti do të urdhërojë Departamentin e Shtetit që të fillojë të bëjë plane për të zhvendosur ambasadën amerikane atje nga Tel Avivi. Ata thonë se procesi do të zgjasë disa vjet, përfshirë gjetjen e vendit, sigurimin e fondeve dhe ndërtimin e një godine të re. Deri atëherë, zoti Trump do të nënshkruajë një dokument për shtyrjen e zhvendosjes, një veprim që bëhet në mënyrë të rregullt nga një president amerikan.


Lajmi Fresh

HULUMTIM “NJOHJA DHE RESPEKTIMI I LIGJEVE NË KOSOVË”

Dy studentë nga Kolegji Universum, Lirim Hysenaj dhe Artina Lecaj, kanë përfunduar një hulumtim në …