Home / Poezi / Poezi nga Erich Fried 1921-1988 – “Si duhet të të puth” (Përktheu: Miranda Içi)

Poezi nga Erich Fried 1921-1988 – “Si duhet të të puth” (Përktheu: Miranda Içi)

Kur të puth,
nuk është vetëm goja jote
nuk është vetëm kërthiza,
nuk është vetëm mitra që puth.
Unë puth dhe pyetjet e tua,dëshirat.
Puth të menduarit,dyshimet,
guximin tënd.
Dashurinë për mua,
lirinë nga unë.
Këmbën që të sjell
e sërish të merr.
Të puth ty
siç je
si do jesh,
nesër e pasandaj
dhe kur koha ime të ketë shkuar.

Erich Fried 1921-1988

(Përktheu: Miranda Içi)

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …