Home / Rozë / Paul Pogba bëhet me super veturë 283 mijë euroshe (Foto)

Paul Pogba bëhet me super veturë 283 mijë euroshe (Foto)

Paul Pogba shumë shpejt pritet të zbret nga froni si futbollisti më i paguar i Manchester Unitedit.

Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që të shpenzojë 283 mijë euro për veturën e tipit “Rolls Royce Wraith”.

Mesfushori 24-vjeçar ishte fotografuar duke shkuar në qendrën stërvitore të Carringtonit me veturën e zezë, ndërsa i bashkohet shokut të ekipit Romelu Lukakut.

Shpejtësia maksimale e veturës arrin shifrat prej 250 kilometra në orë ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për gjashtë sekonda.

Super vetura e francezit ka një motor tejet të fuqishëm prej 6.6 litrave “Twin-turbo V12”.

Muaj më parë, Pogba bleu një vilë me pesë dhoma gjumi teksa ka edhe një pishinë, saunë dhe super kinema.

Ndryshe, Pogba hiq bonuset dhe fitimet nga reklamat, ka një pagë vjetore prej 17 milionë eurove te United.

Loading...

Lajmi Fresh

Ja një mënyrë e veçantë e urimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, artistja e re Naltina Maloku e bënë me makijazh

Artistja e re Naltina Maloku për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka …