Home / Përsiatje / Pastaj vjen një moment në jetë, kur s’mundesh më

Pastaj vjen një moment në jetë, kur s’mundesh më

Kosovare Pajaziti

Vjen një moment kur është veshtirë të tregohësh e fortë, të hidhësh sikur s’ka ndodhur asgjë, sikur je ajo vajza e lumtur, që di vetëm të buzëqesh, që nuk di të dorëzohët.
Që harron shpejt, dhe fal lehtë. Jo nuk qenka aq kollaj, dhe më e veshtira është të falësh vetën.
Shpesh qajmë, por kemi lotë të maskuar, nuk i sheh kush, thellë brenda syve tanë, nuk sheh askush, atë boshllëk se ndriçon asgjë,sepse njeriu lodhët edhe nga drita me ngjyra, sepse ka nevojë për dritën e bardhë, për dritën që fal dielli, pa asnjë kompenzim.
Eh pastaj ky boshllëk na fal deshirën për një vend të qetë, ku mund të degjosh zërin që të mundon brenda, të bertasësh, për të shurëdhuar trishtimin.
Pastaj lodhëmi aq shumë, që të ç’lodhemi nga makthi i ditëve që s’na falin dobinë.
E në shpejtësin e ditës, na trembin orët, që mledhin çdo gjë, përveq shijës së hidhërimit, ajo nuk kalon kollaj.
E në fund të ditës, mbetemi vetëm unë dhe dhimbja ime!
A ja vlenë?
Një shoqërim aq i pakëndeshim.
Epo me dëgjo e dashur vetja ime.
Tani me, ç’rendësi ka? Ti more nje rrugëtim, që nuk e dije po që se rruga e saj ka dalje, e po që ece më shumë, mos u brengos, ky është sport për zemrën, të shtryllë pafuqinë qe flenë brenda neve me një gjumë kaç të lehtë, e kur zgjohët, zgjohët e tërbuar, e nuk le pa copëtuar as edhe një pjesë të zemrës tënde, ajo nuk njeh meshirë.
Por ti ki meshirë për vetën, e vazhdo buzëqesh, dhe dëshmo edhe një herë se ti je ajo vajzë e fortë, që ja ka lakmi trimëria, sepse ti vazhdon ec, dhe pastaj sheh nga ai boshllëk i syve tua, edhe nje rrugëzgjidhje tjetër. Andaj mos të dëshperojë fakti, sepse sikur njerëzit te vepronin sipas faktëve do ishte një botë më e logjikshme.
Kaç pata, e nesër dua të shoh edhe më të buzeqeshur se dielli, qe fal siç fal ai dritë, ti fal dashuri, dhe paqe, pakompenzim.


Lajmi Fresh

Majtizmi dhe djathtizmi në Kosovë, janë veç mashtrime aparatçikësh

Fadil Maloku 1. Rëndomë thuhet se elementet kyçe të një partie politike duhet të jenë: …