Home / Lajme / Pacolli njofton për të arriturat e Kosovës në Universitetin Drake të Iowa-s

Pacolli njofton për të arriturat e Kosovës në Universitetin Drake të Iowa-s

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka mbajtur një fjalim para stafit të universitetit Drake të Iowa-s, ku ka folur për arritët e Kosovës gjatë 10 viteve si shtet i pavarur.

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se pikërisht ky universitet do të punojë me sistemin e edukimit në Kosovë.

“Mbrëmë pata rastin të flas para stafit akademik të universitetit Drake të Iowa-s për arritjet dhe partneritetet e Republikës së Kosovës gjatë 10 vjetorit të parë si shtet i pavarur. Ky event u mbajt në selinë e grupit financiar “Principal” në Des Moines, në patronatin e Presidentit të këtij universiteti prestigjioz, z. Marty Martin. Në perspektivë, ky universitet do të punoj me sistemin e edukimit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Loading...

Lajmi Fresh

Kandidati i PDK-së dyshohet për falsifikim të parave

Besim Rexhepi, kandidati i PDK-së për asamblist në Kuvendin Komunal të Vitisë, është arrestuar në …