Home / Poezi / Nikollë Loka – Tash tremijë vjet…

Nikollë Loka – Tash tremijë vjet…

Kalaja e Rozafës u rrëzua tri herë,
pastaj rrënimi u ndal,
lindi miti,
i flijimit me të pabesë,
tash tremije vjet po presin Buna dhe Drini prej vllaznëve,
të dëgjojnë të paktën një ndjesë.

Mbi mitin e Rozafës,
tre vllazën qajnë vllaznisht,
për dy vllazën mëkatarë,
dhe Rozafën e vrarë.
Njëri qan me dhimbje e dy me pendesë,
tash tremije vjet po presin Buna dhe Drini prej vllaznëve,
të dëgjojnë të paktën një ndjesë.

Nikollë Loka

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …