Home / Poezi / Nikollë Loka – Moknusha

Nikollë Loka – Moknusha

Një iliriane
me flokët kallëz pishe,
tufë rrezesh
në ditën për diell,
kur shkonte
të bluante në mokën
ëndrrat
përzinte me miell.

Në shpat
një bari thurte vargje,
e fyelli malit ia jepte,
hijeshia e vashës së re,
zemrën ia mori
me vete.

Bariut gjysma e shpirtit
iu shemb,
në stinën e rënies
së gjetheve,
dy hije mjaftojnë
për një mal,
Moknusha,
me dy varre
te Mokna e Vjetër.

Nikollë Loka

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …