Home / Poezi / Nexhip Bashllari – Më verboi një çift i bukur

Nexhip Bashllari – Më verboi një çift i bukur

Jam nisur për Fairview Mall
për një kafe bashkë me shokët,
është mëngjes, një fllad i hollë
m’i lëpin, ledhaton flokët.

Një kafe, jo si herë tjetër,
kësaj radhe për Shën Valentin,
të kujtojmë kohën e vjetër,
Kur u tokëm me dashurinë.

Isha kredhur në harrim,
kur më zgjoi një e puthur,
tek hedh anash një vështrim,
më verbon një çift i bukur.

S’e prishën fare terezinë,
madje shkelën dhe njërin sy,
për të më kujtuar rininë:
Ku jemi ne, ku ishit ju…!

Nuk më ngjallën kërshërinë,
puthja m’u duk, për t’u dukur,
ndaj s’e prisha terezinë,
se ne putheshim më bukur.

Nexhip Bashllari

Toronto 13. 02. 2018

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …