Home / Lajme / Nënë e bijë dënohen me 10 vite burg për mashtrimin me vizat

Nënë e bijë dënohen me 10 vite burg për mashtrimin me vizat

Nënë ë bijë, Lule dhe Adeila Makashi janë dënuar të dyja me 10 vite burg për mashtrimin e më shumë se 200 personave me vizat kanadeze.

Gjykata vendosi që Lule Makashi të dënohej me 6 vite burg duke përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Me katër vite heqje lirie u dënua Adelia Makashi. Gjithashtu firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milionë lekë të reja.

Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016. Në këtë kohë dhjetëra persona i kallëzuan në polici për mashtrim, pasi kishin humbur mijëra euro dhe vizat drejt Kanadasë nuk i kishin përfituar, shkruan lapsi.al.


Lajmi Fresh

HULUMTIM “NJOHJA DHE RESPEKTIMI I LIGJEVE NË KOSOVË”

Dy studentë nga Kolegji Universum, Lirim Hysenaj dhe Artina Lecaj, kanë përfunduar një hulumtim në …