Home / Diasporë / Në konkursi poetik “Fjalët e shpirtit” – prezantim i dinjitetshëm i nxënësve nga Shkolla Shqipe e Quintos (TV)

Në konkursi poetik “Fjalët e shpirtit” – prezantim i dinjitetshëm i nxënësve nga Shkolla Shqipe e Quintos (TV)

Nxënësja Shpresa Gashi, fituesja e çmimit të dytë: “këtë çmim ia dedikojë Babit tim, mësuesve të mi nga shkolla shqipe dhe shoqeve të mia që shoqërohemi këtu…”

Të dielën me 17 dhjetor 2017, në qytetin e bukur Mantova të Italisë, u organizua edicioni i dytë i konkursit “Fjalët e shpirtit” në organizim të LSHASHI(Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Itali), që drejtohet nga poeti Skender Lazaj. Në këtë veprimtari morën pjesë rreth dyzet konkurrues të moshave të ndryshme(fëmijë, nxënës, të rritur, krijues, etj.) nga e gjithë Italia, madje kishte konkurrues të ardhur edhe nga Shqipëria. Sipas kritereve të konkursit secili konkurrent duhet të paraqes dy poezi( një në shqip dhe një në italisht). Nxënësit prezantuan poezitë e shkrimtarëve të njohur shqiptar( Naimit, Mjedës, Fishtës, Kutelit, Podrimës, Kadaresë, etj.). Derisa krijuesit i prezantuan poezitë e veta në të dy gjuhët.

Në këtë eveniment, të pranishëm ishin personalitete të shquara të migracionit shqiptar, kryatar shoqatash, mësues shkollash,koreograf, valltar, krijues e poet të shquar, etj. si: Ndue Lazri, Anila Cenolli, Erio Korani, Sherif Nuredini, Tonin Nikolli, Lumturi Plaku, Durim Lika, Drita Gega, Klodiam Cami, etj. etj.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe një grup nga Trevizo që përfaqësonin Shkollën Shqipe të Quintos së Trevisos në përbërje të tre nxënësve: Ulpiana Elshani, Elida Ahmetaj e Shpresa Gashi; dy mësuesve: Bajram Desku e Beqir Cikaqi; si  dhe dy prindërve: Jeton Elshani e Ramiz Gashi.

Konkurrenca ishte e barabartë dhe me cilësi të lart, sa juria e konkursit në përbërjen nga shkrimtar e poet të dëshmuar: Irma Kurti. Valbona Jakova dhe Robert Shkurti, i deshën kohë për tu përcaktuar në çmimet e konkursit, sidomos për çmimin e parë ku konkurrent ishin nxënësit e shkollës shqipe nga Parma dhe nga Quinto e Trevisos, duke dëshmuar se vërtetë në këto dy shkolla zhvillojnë veprimtari të mirëfilltë.

Megjithatë vlerësimi i drejtë dhe unanim i jurisë ishte ky:

Çmimi i parë: Robert Xhafa, nxënës i Shkolla shqipe ”Scanderbeg”  nga Parma,

Çmimi i dytë: Shpresa Gashi, nxënëse e Shkolla shqipe në Quinto të Trevisos,

Çmimi i tretë: Fatmir Gjata, krijues dhe poet i mirënjohur,

Çmimi i publikut: zonjushës Besarta Aliu.

Prezantim të dinjitetshëm pati Shkolla Shqipe e MP e Quintos (TV), me grupin e nxënësve: Ulpiana Elshani, me poezit në shqip ATDHEU të Asdrenit dhe në italisht PIOVE të Ada Negri; Elida Ahmetaj, me poezit në shqip GJUHA SHQIPE të Ndre Mjedës dhe në italisht: HO DIPINTO A PACE të Tamir Sorek; Shpresa Gashi, në shqip me monologun PLISI të Çun Lajçit dhe në italisht  VALORE të Erri De Luca. Ndërsa me krijimet autoriale u paraqit edhe mësuesi Beqir Cikaqi, me poezit në shqip MOS…  dhe në italisht TUTTO DIVERSAMENTE.

Vlen të theksohet se përveç fitueses së çmimit të dytë-nxënëses Shpresa Gashi, paraqitje dinjitoze  interpretimi patën edhe Ulpiana Elshani dhe Elida Ahmeti, ku pas interpretimit morën duartrokitje të gjata nga publiku, por edhe fjalë miradije lavdëruese nga juria dhe personalitete të artit që ishin prezent në këtë eveniment. Këto nxënëse fituan një eksperiencë nga ky aktivitet duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të jenë të gatshëm çdo herë kur paraqitet nevoja.

Fituesja e çmimit të dytë , nxënësja shkollës shqipe të Quintos(TV) Shpresa Gashi, e pyetur nga moderatorja e kësaj ngjarje se kujt ia dedikon këtë çmim, pa hezitim u përgjigj: “Ia dedikojë Babit tim, mësuesve të mi nga shkolla shqipe dhe shoqeve të mia që shoqërohemi këtu…”. Derisa mësuesi i kësaj shkolle u shprehë ndër të tjera: ”Unë nuk do ti paraqes poezitë e mia për ti sfiduar konkurruesit e rinj, por qëllimi im është për ta pasuruar këtë aktivitet…”.

Konkursi “Fjalët e shpirtit” është i vetmi i këtij lloji dhe formati në migracionin shqiptar në Itali dhe jo vetëm. Ishte ky edicioni i dytë, pas atij të parit që u mbajt dy vite ma parë në Verona. Në këtë veprimtari, përveç konkurruesve që interpretuan, madhështinë eventit ia shtuan grupi i valleve të fëmijëve “Mille stelle” nga Parma të përgatitur nga mësuesja  Loreta Shahini, me një koreografi të larmishme nga trevat shqiptare. Për një modelim u kujdes znj. Lori Duka, e cila si zakonisht ishte e mrekullueshme edhe kësaj radhe.

Për aktivitetin e ardhshëm letrar në Itali, “Edicionin e 3-të të ORES LETRARE që mbahet për nder të muajit “Flaka e Janarit” e kësaj radhe i kushtohet edhe 10-të vjetorit të Pavarësisë Kosovës, njoftoi z. Bajram Desku, mësues nga Shkolla Shqipe e Quintos(TV), e ai do të jetë me 4 shkurt 2018 ne Treviso. Nikoqire dhe organizatore do të jetë Shkolla Shqipe e MP në Quinto di Treviso(TV).

Pas aktivitetit të konkursit letrar poetik “Fjalët e Shpirtit”, në njërën nga piceritë e qytetit konkurruesit dhe organizatorët kaluan çaste të këndshme duke shijuar specialitetet e picës italiane.

Loading...

Lajmi Fresh

Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, …