Home / Përsiatje / Ndue Ukaj kujton fjalët e Zef Pllumit për politikanët e idhtë me popullin e vet

Ndue Ukaj kujton fjalët e Zef Pllumit për politikanët e idhtë me popullin e vet

At Zef Pllumi, në kujtimet e tij, derisa i analizonte zhvillimet politike në Shqipërinë komuniste, thoshte: “asht e mjerë ajo shoqni, në të cilën njerëzit e paditun marri në dorë gjithçka.”
Ai e kishte parë dhe përjetuar kohën kur Shqipëria e tij katandisej në një humbëtirë, për shkak të kësaj kategori, dhe të politikanëve të idhtë. At Pllumi, shprehete pezmin e thellë me llojin e politikanit të tillë- të idhtë- që nuk mund ta lumnon popullin e vet.
Më tej, Pllumi flet edhe për trimninë, e cila, simbas tij, duhet të jetë në shërbim të mendjes, dhe shton: “Kjo ke fatkeqsia e madhe e popullit shqiptar, jo vetëm në shekulli tonë të njzetë, por edhe në shekujt që kaluen. Nuk patëm njerëz të mendjes, por edhe ata që kjenë nuk i ndigjoi kurrkush, në të kundërtën i mbajfën për të marrë.”
Sot, duke i parë zhvillimet në Kosovën tonë, dhe qortimet e ashpëra të Ambsadorit Amerikan, në adresë të politikanëve të idhtë të Kosovës, m’u ravijëzuan vlerësimet e At Zef Pllumit, të cilat, ndonëse të largëta në kohë, të bëjnë të kuptosh se, politikanët e idhtë me popullin e vet, te shqiptarët nuk po zhduken, por, po shtohen.
Mendimet e vlefshme të njerëzve të ditur, siç janë ato të At Pllumi, janë thesare të vlefshme, për secilën kohë dhe për secilën shoqëri. Sidomos për shoqëritë e hutuara dhe të toptura, siç jemi ne. Mendimet e tij, janë kambanë alarmi, dhe ato nuk bien për ata që kanë veshë, por për ne. Për secilin. Bien fort dhe pa ndalë, dhe kërkojnë që të kthjellemi nga kjo huti. Nëse duam të hyjmë në familjen e kombeve të prosperuara, dhe të mbyllim njëherë e përgjithmonë vajtimet.

Ndue Ukaj


Lajmi Fresh

Majtizmi dhe djathtizmi në Kosovë, janë veç mashtrime aparatçikësh

Fadil Maloku 1. Rëndomë thuhet se elementet kyçe të një partie politike duhet të jenë: …