Home / Diasporë / Musa Jupolli: LKSHM, Koblenz, 25 nëntor 2017

Musa Jupolli: LKSHM, Koblenz, 25 nëntor 2017

Është një Ditë madhore, mos të mbetet vetëm në letër të bardhë

Filozofia jonë kombëtare e gatshme për guxim të fjalës së lirë, për guxim të kritikës, kritikës së letrave, në guxim ndaj të gjitha negativizmave që ka kapluar Atdheun tonë !
Krijuesi nuk njeh dhe nuk përdor fjalët e gjuhës së thatë, gjuhës së lajthitjeve, dogmave që zbehin artin dhe çorientojnë filozofinë kombëtare !
Natyrshmëria jonë e kërkon të jemi n’etikë e moral që t’i dhëmë Dradanisë dhe gjithë kombit vlerë e dinjtet dhe t’i kundërvihemi padrejtësive nga një « grusht » i pa këndshëm me ndikime ideologjike e fetare dhe aspak të kulturës politike !
Refuzimi nuk është lojë fjalësh, është antologjikë ku e vërteta ngadhnjën, ndaj refuzimi pasqyron vetëdijësimin, filozofi kjo që i paraprinë idesë për ndërtim shteti ku e mira i zë vënd të ligës.

Çështë krijuesi ?

Letra të mbushura me shkronja, shpirt emocionues, pa dyshim, rrëfyes n’udhëtim jete, pasqyrë e kulturës së një kombi, histori e filozofi, mit e mitologji në zbërthim, imagjinatë dhe ëndërr, lot dhe këngë, po edhe një faqe e bardhë : TË MËNDUARIT NË QETËSI – Krijuesi me një fjalë është dëshmi dhe dëshmitar i jetës në të cilën jeton .

Sipas krijuesit është e pakapshme të jetë i mundshëm « degradimi » i Atdheut në atë shkallë siq është sot n’Atdheun tonë !
Andaj bëj pyetje : Ku është fjala dhe vepra jonë në ndihmë t’Atdheut ?

Kritika,
Ku ta gjejmë atë, si ti themi, ç’orientim ti dhëmë, dhe si të arrihet në vlerë që ta dedogmatizojmë dogmatizimin në shoqërinë tonë ?

Snobizmi, mos kultura politike, mungesa e leximit, me një fjalë llafosje që ngatrron rrugë, janë tema të kritikës që duhet të vihën në pah sot !

*
Literatura, arti në përgjithësi është një fushë e plleshme me ide dhe vlerë që ta rikthejmë ideo-etikën e estetikën në të mirë të Atdheut, në të mirë të letrave shqipe !
Dikur, ajo dje, ishin Rilindasit, sot jemi ne në ritmin e himnit të tyre në vazhdimësi të historisë sonë kombëtare !
Ikja nga thelbësorja në ndodhitë e Atdheut do të thot brengë ku e ndritshmje shëndërrohet në errësirë, e qellimeve që të rrënohet kultura dhe njohja e kombit.
Ideologjitë janë të shumëllojshme, ajo marksiste dhe fetarizmi ishin dhe mbetën plaga më rëndë e kombit shqiptar, zatën ky ishte dhe mbetet synim i Sebisë dhe i Turqisë me aleatët e tyre !
Fetarizmi sot në trojet shqiptare paraqet rrezikun më të paparaparë, përqarje e ngatrresa edhe nga më të ndieshmet deri në ato familjare. Ndaj thirrjet e intelektualëve janë në pragmatizëm e jo në dogma të dogmatizuara në dëm t’Atdheut , kërkesë e ngutshme që të mirëfillemi në dobi të kulturës sonë !
Korrupcioni sistematik në bashkëpunim me prokurorët paraqet edhe kjo faqën errët të trojeve shqiptare, fajësi kjo në oporunizmin tonë !
Shëndetësia, arsimi, pa punësimi dhe segmante tjara të jetës së komit tonë janë në faqën më të kritikuar sot n’Evropë e më larg !
Bëj pyetje : Ku jemi ne dhe ç’duhet bërë që njëherë e përgjithëmonë tu themi këtyre matrapazëve, këtyre BIK e bikave fetar shkoni në djallë të mallkuar, e larg trojeve shqiptare !

Jemi në ata që duhet ta themi fjalën tonë për t’ardhmën e Atdheut,
që fjala e lirë ta ketë kuptimin e kulturës dhe lirisë në Shtetin tonë, nuk jemi në mëshirën e askujt e aq më pak të Sërbisë e Turqisë, të dy armiqëve shekullor, ku kishin ndaluar libër dhe filozofi SHQIPE !

Ishin pushtues Turqia e Serbia, na vranë, na i coptuan trojet tona në të katër anët e Arbërisë, e sot tokë-me -tokë shqiptare na e kërkojnë edhe Rugovën e Mitrovicën, dhe nuk u vie fare marre, siq nuk pat dikur me Janinën, Esat Pasha Toptani, ashtu siq iu dhanë edhe Maqedonisë 5300 hektar !

*
Papunësia në Kosovë ka shkallën më të lartë n’Evropë e më larg !
Arsimi gjendet në pikën më të pa këndshme !
Shëndetësia është për vajtim ….
Monedha e Kosovës sot shkon jashtë Atdhut, nga se prodhimeve vendore nuk u ipet përparësi as shansë stimulimi, kështu që 700 deri 800 million euro dalin nga Kosova në vit !
Investorët ejashtëm ikun nga Kosova nga se nuk kanë sigurim .
*
Nuk brengosemi fare për Univerzitetin e Prishtinës, ku n’oborrin e tij është ndërtuar kisha e diktatorit që të mbjellë urrejtje dhe ta gjunjizojë dijën e kombit tonë, n’emër të së cilës valonjë ngjyrat e krimit , krimit të paraparë po aq sa edhe plagë e rëndë psikologjike për qytetarin tonë !
Po e njejta ideologji serbe ka zënë fushë okupimi në Deçanin e freskisë, ideo-fetarizma serbe që ndjell urrejtje, siq e bëri dje, e bënë sot po me atë eufori !
Po të njejtën gjë e ka bërë edhe Turqia me ndërtimin e qindra xhamive për ta futur përqarjën kombëtare qe të harrohet historia e pesë shekujve nënë sundimin otoman, ku nuk lejohej edhe as e vetmja shkollë në gjuhën shipe , përderisa lejoheshin shkolla greke e sllave në tërë teritorin shqiptar !

Shqiptarërt kanë nevojë dhe kërkojnë SHKOLLA e jo kisha e xhamia !

Në mungesë të fjalës, në mungesë të guximit, me lahutë të këndohet tragjedia kombëtare … në fajësinë tonë !

Për guxim dhe fjalë të lirë ju përshëndes përzemërsisht !

Musa Jupolli

Koblenz, 25 Nëntor 2017


Lajmi Fresh

Alarmi: Emigrimi po ndikon në uljen e popullatës

Trendët demografike të popullsisë në Kosovë do të shënojnë një bilanc negativ deri në vitin …