Home / Diasporë / Munih: Takim i rëndësishëm për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për Bavari

Munih: Takim i rëndësishëm për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për Bavari

Këshilli Nismëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Munih, me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me shoqatat dhe bizneset, me mësuesit dhe prindërit që jetojnë e veprojnë në Bavari, pas një pune të madhe për fillimin e një procesi të gjerë të hapjes së shkollave shqipe në Bavari, dhe pas një pune të madhe logjistike, teknike dhe përmbajtjesore, ka arritur të organizoj Kuvendin Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.

Sot u mbajt takim i radhës me Këshillin e Arsimtarëve për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe i udhëhequr nga Mustafë Krasniqi kryetar i LAPSH për Bavari. Në këtë takim u debatua rreth procesit të hapjes së shkollave shqipe, projekt ky që ka për qëllim ruajtjen e kulturës, të gjuhës dhe identitetit kombëtar të fëmijëve tanë. U diskutua po ashtu për organizimin dhe kushtet për hapjen e shkollave shqipe, sistemimit të mësuesve, trajnimit të tyre dhe procesit mësimor, mënyrat e financimit, përgatitjet për mbarimin dhe për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018, si dhe rreth organizimit të festave kombëtare. Në fund u zgjodhën edhe organet e saja udhëheqëse. Dhe krejt në fund u përcaktua që Mislim Berisha edhe Agron Bajrami të bashkëpunojnë me shoqatat për të huaj dhe të përfitojnë ndihma për funksionim të mëtejshëm. /Ilmie Durmishi për DritarjaOnline/

Loading...

Lajmi Fresh

Vjenë: TURNE NË SHAH ME RASTIN E 10-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Klubi i shahut “Arbëria” nga Vjena e Austrisë, me një turne në shah shënoi përvjetorin …