Home / Sport / Messi i dyti sërisht

Messi i dyti sërisht

Deri sivjet bashkëlojtarë, tani kundërshtarë, as argjentinasi, por as braziliani nuk e rrezikuan triumfin e portugezit të Real Madrid, në garën për më të mirin e botës

Argjentinasi Lionel Messi ka përfunduar i dyti në garën për të fituar Topin e Artë, duke lënë në pozitën e tretë brazilianin Neymar.

Ai shënoi 54 gola për Barcelona edicionin e shkuar, por prapëseprapë katalunasit nuk ia dolën të fitojnë as titullin e ligës, as atë të Ligës së Kampionëve.

Braziliani që këtë vit u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë pasi kaloi tek Paris Saint-Germain, vitin e shkuar shënoi 20 gola dhe krijoi 91 raste në La Liga.

Por këto arritje personale të të dyve ishin të pamjaftueshme për t’ia marrë Cristiano Ronaldo titullin e më të mirit në botë, për të dytën herë radhazi, përkatëisht të pestën në total.


Lajmi Fresh

Tyson Fury i kthehet boksit, menjëherë e paralajmëron Joshuan: Po vi për ty!

Tyson Fury ka reaguar pas lajmit se ai është i lirë që t’i kthehet boksit …