Home / Teknologji / Mësohet çmimi i Mercedes CLS 2018

Mësohet çmimi i Mercedes CLS 2018

Mercedes ka zbuluar çmimin e specifikat e CLS të ri coupe me katër dyer, i cili formalisht është zbuluar në panairin e veturave Los Angeles gjatë muajit të kaluar.

Gjenerata e tretë e CLS tashmë ka dalë në shitje me çmim fillestar prej 65 mijë euro, ndërsa blerësit do ti pranojnë veturat në verë të 2018-ës.

Mercedes CLS është lansuar me dy motorë me naftë për tu zgjedhur, njëri 350d 2.9 litërsh me gjashtë cilindra që prodhon 282 kuaj fuqi dhe tjetri 400d që kushton 67 mijë euro e që prodhon 335 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Mercedes pohon se modeli 350d mund ta arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 5.7 sekonda, ndërsa ai 400d për 5 sekonda.

Janë edhe modelet me benzinë që ofrohen me CLS e ri, ai 450 i cili kushton 65 mijë euro ndërsa ka motorin 3.0 litërsh i cili prodhon 362 kuaj fuqi. Ky model është edhe versioni më i shpejtë i CLS i lansuar ndonjëherë, i cili arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km për 4.8 sekonda.

CLS i ri është i bazuar në mas të madhe në Mercedes E-Class e ri, duke pasur edhe teknologjinë e njëjtë të shasisë, dhe në të gjitha versionet ka nëntë marshe automatike dhe sistemin me të gjitha rrotat aktive 4MATIC.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/mesohet-cmimi-i-mercedes-cls-2018-473675/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...

Lajmi Fresh

​BMW këtë vit prezanton modelin e ri X4 (Foto)

Edhe pse gjenerata e parë e BMW coupe crossover në treg është vetëm që katër …