Home / Sport / Marca: Ronaldo sonte fiton Topin e Artë

Marca: Ronaldo sonte fiton Topin e Artë

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo do ta fitojë sonte për herë të pestë në karrierën e tij, Topin e Artë.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2017 do të mbahet në Paris të Francës.

Marca spanjolle ka shkruar se portugezit do t’i takojë ky trofe me të cilin do të barazojë, kundërshtarin e tij më të madh, Lionel Messi që ka po kaq këso trofe të fituar, percjell http://dritarjaonline.net

Ronaldo më parë Topin e Artë e ka fituar edhe në vitin 2008, 2013, 2014 dhe 2016.

Ceremonia e sontme do të mbahet në njërin prej vendeve më të fotografuara në botë, Kullës Eiffel.


Lajmi Fresh

Tyson Fury i kthehet boksit, menjëherë e paralajmëron Joshuan: Po vi për ty!

Tyson Fury ka reaguar pas lajmit se ai është i lirë që t’i kthehet boksit …