Home / Poezi / Lola Shehi Çela – PARATHËNIE PËR SHËN VALENTIN

Lola Shehi Çela – PARATHËNIE PËR SHËN VALENTIN

Po afron festa e të dashuruarve
Rrugët e zbrazura të qytetit, do mbushen plot e përplot
Do tregojnë muskujt si kampionë zhytjesh të thella
Edhe ata, që asnjë milje nuk e kanë përshkuar me not

Do blihen dhurata të shtrenjta, do grisen kuleta
Do kapen dorë për dore, para botës do hiqen të lumtur
Përmendore do u ngrenë dashurive, si Romeo e Zhulieta
Edhe ata, që buzë me shpirt kurrë s`kanë puthur

Lypsat do bëjnë para`, duke shitur degë mimozash
Policëve të qarkullimit do iu ngjiret zëri në semafor
Do shkrepen foto të panumërta me tylylloj pozash
Ka gjasa që ajfonët t`iu pëlcasin në dorë

Do ulen në gjunjë, do puthen duar, do përbetohen
Ca orë do ia vjedhin ditës e natën do ta vrasin pa mëshirë
Ata, që nuk ia dinë as prejardhjen fjalës dashuri
Ata që 364 ditë, asaj në krah, jetën ia kanë nxirë

Lola Shehi Çela

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …