Home / Lajme / Kurti për Kalludrën: Po e merr rolin e Prokurorit

Kurti për Kalludrën: Po e merr rolin e Prokurorit

Deputeti i Vetëvendojes, Albin Kurti, e ka marrë në pyetje deputetin e LDK-së, Naser Osmani në seancën e sotme gjyqësore ku Kurti bashkë me tre deputëtet e tjerë të Vetëvendosjes akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Osmani  në këtë seancë është dëshmitar ndërsa Kurti ka pasur vërejtje për mënyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarit nga ana e kryetarit te trupit gjykues, Beqir Kalludra, duke vlerësuar se është ushtruar trysni mbi dëshmitarin, .

Ai ka thënë se kryetari i trupit gjykues, po e merr rolin e prokurorit, duke shtuar se po shihet kush e ka rolin e vërtetë të prokurorit.

Ndërkohë që kësaj i është përgjigjur kryetari i trupit gjykues në këtë rast gjyqësor, Beqir Kalludra, duke thënë se ai është duke zbatuar autorizimet ligjore që e obligojnë përmes Kodit të Procedurës Penale.

Në seancën ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu do të dëshmojë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Në ndërkohë që në të njejtën seancë janë ftuar si dëshmitarë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj por që nuk janë të pranishëm në seancë.

Deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për veprat penale “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.


Lajmi Fresh

HULUMTIM “NJOHJA DHE RESPEKTIMI I LIGJEVE NË KOSOVË”

Dy studentë nga Kolegji Universum, Lirim Hysenaj dhe Artina Lecaj, kanë përfunduar një hulumtim në …