Home / Lajme / Kurti flet për Ymerin: Do të konsultohem me të siç bënte ai me mua

Kurti flet për Ymerin: Do të konsultohem me të siç bënte ai me mua

Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, e ka falënderuar ish-kryetarin Visar Ymeri për kontributin trevjeçar në këtë post dhe ka thënë se do të konsultohet me të në rast se zgjedhet kryetar.

“Dua ta falënderoj Ymerin për udhëheqjen trevjeçare, për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe shumë të vlefshëm. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe është deputet i Lëvizjes bashkë me neve. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk kisha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem me të”, ka thënë Kurti për Ymerin.

Në paraqitjen e platformës së Kurtit munguan anëtarët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe Visar Ymerin.

Kurti falënderon Ymerin për drejtimin e VV-së

Kandidati  për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë shpalosjes së platformës së tij, për kryetar të kësaj partie ka thënë kjo parti e dëshiron demokracinë në Kosovës dhe e praktikon atë brenda subjektit.

Kurti është shprehur si i vije keq që nuk ka pasur më shumë kandidatë për kryetar. Ai ka falënderuar ish-kryetarin Visar Ymeri për udhëheqjen e Vetëvendosjes deri në përfundim të mandatit.

Haxhiu falënderon Visar Ymerin per kontributin në Vetëvendosje

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymerin, dhe të gjithë ata që sipas saj ka pasur mospajtime.

Tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan vv në nivel lokal por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vv”, tha ajo.

Por sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.

***

Në sallën e Kuqe në Prishtinë, janë mbledhur anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve pritet t’u drejtohet kandidati për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti për të prezantuar platformën e tij.

Në sallë mungojnë  të gjithë të dorëhequrit ditë më parë nga funksionet e kësaj partie.

Ndër të pranishmit përveç aktivisteve, janë Glauk Konjufc a, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, Ismail Kurteshi, si dhe prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari.

Prindërit e Astrit Deharit në tubimin dëgjues të Albin Kurtit

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Pjesë e ceremonisë janë edhe prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, babai Avniu dhe nëna Xhemilja.

Me pjesëmarrjen e tyre, prindërit e Deharit konfirmojnë mbështetjen e Kurtit në garën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

***

Ka nisur tubimi i Vetëvendosjes, në të cilin kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie Albin Kurti do të shpalosë platformën e tij.

Në këtë tubim i cili po mbahet në ‘Sallën e Kuqe’, të Pallatit të Rinisë, nuk janë parë asnjë nga anëtarët e kësaj partie të cilët janë dalë kundër Kurtit.

As Shpend Ahmeti i cili deri më tani nuk ka marrë anë nuk është në këtë tubim. Ai sot ka njoftuar se gjendet në një vizitë në Tiranë.

Në këtë po merr pjesë ushtruesi i detyrës së sekretarit, Ismajl Kurteshi, anëtari i kryesisë Hdyajet Hyseni, deputet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Ali Lajçi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e të tjerë.

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Kurti prezanton platformën për kryetar të VV-së 

Loading...

Lajmi Fresh

Vetëvendosje zgjedh kryetarin

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri. Votimet …