Home / Sport / Këta janë kundërshtarët e Kosovës në U17 dhe U19 për Kampionatin Evropian (FOTO)

Këta janë kundërshtarët e Kosovës në U17 dhe U19 për Kampionatin Evropian (FOTO)

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për Kampionatin Evropian 2018/2019 për Kombëtaret U-17  dhe U-19 si dhe shorti për rrethin elitë për Kombëtaren U-19 për Kampionatin evropian Finlanda 2017-18.

“Në tërheqjen e shortit morën pjesë z. Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe drejtor i ekipeve kombëtare dhe z. Michael Nees, drejtor teknik”, njofton FFK,

“Në 13 grupet sa janë ndarë ekipet kombëtare U-17, Kombëtarja e Kosovës gjendet në grupin e 5-të bashkë me Skocinë, Zvicrën dhe Qipron, ndërsa ndeshjet janë paraparë të zhvillohen prej 26 shtator deri më 1 tetor 2018 në Qipro. Ndërkaq Kombëtarja e U-19 është në grupin e 7-të bashkë me Austrinë,  Hungarinë dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet zhvillohen prej 10 deri më 16 tetor 2018 në Hungari”.

Kombëtarja e Kosovës U-19 ishte kualifikuar për rrethin elitë në ndeshjet  parakualifikuese në Austri, sot shorti deshi që në rrethin elitë të përfshihet në grup me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakia.

Ndeshjet do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars 2018, ku vetëm Kombëtarja që e zë vendin e parë në grup kualifikohet për Kampionatin evropian që do të zhvillohet në Finlandë prej 16 deri më 29 korrik 2018.


Lajmi Fresh

Tyson Fury i kthehet boksit, menjëherë e paralajmëron Joshuan: Po vi për ty!

Tyson Fury ka reaguar pas lajmit se ai është i lirë që t’i kthehet boksit …