Home / Lajme / Hoxhaj i përgjigjet ambasadorit palestinez në Serbi: Po rreshtoheni krah atyre që kryen gjenocid

Hoxhaj i përgjigjet ambasadorit palestinez në Serbi: Po rreshtoheni krah atyre që kryen gjenocid

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur, Mohamed Nabhan, ambasadorit palestinez në Serbi, i cili tha se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën shtet të pavarur, njofton dritarjaonline.net.

Hoxhaj ka shkruar në Twitter se me këtë qëndrim Palestina s’bën gjë tjetër, pos rreshtimit përkrah atyre që kryen gjenocid në Kosovë.

“Autoritetet palestineze duke u bërë aleat në politikën e tyre të jashtme me Serinë po pranojnë politikën e tyre të spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër civilëve në Kosovë”, shkruan Hoxhaj.

“Shtetësia e Kosovës është në pajtueshmëri të plotë le ligjet ndërkombëtare dhe të drejtës për vetëvendosje”.


Lajmi Fresh

Istog: KQZ konfirmon se të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull

Komisioni Qendror Zgjedhor përmes konferencë së parë për media në ditën e sotme ka njoftuar …