Home / Sport / Haxhi Krasniqi tregon muskujt, pak ditë para duelit (Foto)

Haxhi Krasniqi tregon muskujt, pak ditë para duelit (Foto)

Para disa javësh, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi konfirmoi se do të kthehej në ring, mirëpo fillimisht nuk u bë i ditur emri i kundërshtarit.

Boksieri, i cili i ka synuar majat e kategorisë së mesme të boksit botëror, do ta zhvillojë meçin e tij me datën 3 shkurt.

Ditë më par u bë i ditur emri i kundërshtarit të 30-vjeçarit, ndërsa ai është polaku Bartlomiej Grafka.

Bartlomiej Grafka gjatë duelit me Paul Smith (Foto: Getty Images)

Dhe tash kur kanë mbetur vetëm disa ditë para duelit, Krasniqi e ka publikuar një fotografi duke treguar muskujt e tij.

“Vetëm edhe pesë ditë”, ka shkruar Krasniqi në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

(Foto: Instagram/Robin_Krasniqi)

Boksieri shqiptar duket në formë mjaft të mirë para duelit kundër Grafkas.

Meçi ndërmjet boksierit nga Istogu dhe rivalit të tij polak do të zhvillohet më 3 shkurt në Erdgas Arena të qytetit gjerman Halle an der Saale. /Telegrafi/

Loading...

Lajmi Fresh

Akil Gjakova fiton medaljen e artë

Xhudisti kosovar ka fituar medaljen e artë në Grand-Slamin e Parisit. Akil Gjakova ka shkruar …