Home / Poezi / Genc Kastrati – Kapitull i ri

Genc Kastrati – Kapitull i ri

Është e shumëdashuruar,
vjen dhe rri me hijen vetmitare.
Bota ka humbur në monologun e saj;
nganjëherë ledhaton ujëvarat e fijeve të flokëve
derisa nuk e thotë asnjë fjalë
nata ngadalë tretet territ për dritën.
Shihet që udhëton lirshëm me mendime
nëpër ngushticat e rrugës së re
duke parfumosur shtigjet e hapura;
ndërsa ngrihet dhe ikën si një hije
mbyll çdo gjë brenda vetes
për kapitullin e ri.

Genc Kastrati

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …