Home / Poezi / Flamur Shala – SOKËLLIMË KËNGE

Flamur Shala – SOKËLLIMË KËNGE

Jehonë vargu në prehër plot piskamë
Këmbëryqit me trimninë e kohëve
Dhembja nuk i hiqet, në tel kënge e ka
As teli s’e dridh as s’e shkund bajrakun
Vuajtjen e rimerr stolisun udhëve të gjata
Të djemve, këmishë të bardhë përgjakun
Nusesh me qilima qerresh me kallkan
Të krehun në tel ҫiftelie
Herë ndërrue me vrimat e fyellit
Me këngën n’kavall që s’ka të ndalë
Me gishtin në vesh kodër m’kodër
Sokëllimë kënge që s’u ndal kurrë
Shekujve është tehur e ba varg e fije
Edhe sot me tingëllimë jehon
Të ndjek ku je e ku s’je, t’është ba hije

Flamur Shala

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …