Home / Poezi / Flamur Shala – Metaforë e vargut tim

Flamur Shala – Metaforë e vargut tim

Thuaje një fjalë tingëlluar më shumë
Të ndiej se po vjen në mua një lumë
Si në ara brazdash përveshur në llërë
Të marrë udhë kënga kënduar me vrull
Etjen time në ëndërr shuar deri në agim
Fjala jote të bëhet metaforë e vargut tim

Në vargun më të bukur si në metaforë
Fjala e filluar le të marrë udhë
Le të rrjedhë ajo, le të bëhet lumë
Gurëve, perlave kur kalon me vrull
Ujë ujvare rrëmbyeshëm le të shembë një mur

Flamur Shala

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …