Home / Lajme / E rrëmbyen 8 orë pasi kishte lindur, sot 18 vjeç kërkon që “mamaja” që e “vodhi’ dhe rriti të mos dënohet

E rrëmbyen 8 orë pasi kishte lindur, sot 18 vjeç kërkon që “mamaja” që e “vodhi’ dhe rriti të mos dënohet

Kamiyah Mobley ishte një bebe e porsalindur kur u rrëmbye në spitalin e Jacksonville të Floridas në vitin 1998. Tani, pas 18 vitesh është gjetur e gjallë nga policia e Karolinës së Jugut. 51-vjeçarja Gloria Ëilliams, gruaja që besohet se u hoq si infermiere duke rrëmbyer foshnjën, u vu në pranga të premten.

Kamiyah kishte vetëm 8 orë që kishte ardhur në jetë, kur një grua që u hoq si infermiere e mori ate nga krahët e së emës Shanara, me pretendimin se vogëlushja kishte temperaturë e duhej të kontrollohej. Që atëherë Shanara nuk e pa më kurrë të bijën, por nuk hoqi dorë nga përpjekjet për ta gjetur atë.

Por një ditë më pas, ndërsa pritet që personi që e rrëmbeu dhe e rriti të dalë para gjyqit, 18-vjeçarja Kamiyah kërkon që ndaj 51-vjeçares Gloria Ëilliams të jepet një dënim i lehtë.

Ajo gjithashtu ka treguar se me kalimin e viteve asnjëherë nuk ka pasur dyshime nëse personi që po e rriste si vajzën e saj të mos ishte mamaja biologjike, apo personi që mund ta kishte rrëmbyer.

Mobley, identiteti i së cilës u konfirmua nga testet e ADN-së mbante një emër tjetër dhe besonte se Ëilliams ishte nëna e saj natyrore. Mediat raportojnë se familja biologjike është njoftuar për lajmin.

Pas hetimeve disa vjeçare dhe më shumë se 2500 denoncimeve, një vit më parë në adresën; “Missingkids”, fëmijë të zhdukur, mbërriti një informacion që zhbllokoi çështjen. Autoritetet e Xheksonville bënë të ditur se vajza ishte ne gjendje të mirë shëndetësore dhe se në shtëpinë e Gloria Ëilliams ishin gjetur dokumente të falsifikuara për të fshehur identitetin e Mobley. B.s.

Loading...

Lajmi Fresh

Vetëvendosje zgjedh kryetarin

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri. Votimet …