Home / Poezi / Drita Kosumi Syla – ATDHEUT I DHUROVE FJOLLA LIRIE (Xhevë Lladrovcit)

Drita Kosumi Syla – ATDHEUT I DHUROVE FJOLLA LIRIE (Xhevë Lladrovcit)

Atdheut i dhurove
Fjolla lirie,
Dhe mbete në histori,
Trimëreshë Dardanie.

Heret e kuptove të vërtetën
Pse atdheu është larë në gjak,
Përballë u dole barbarëve,
Duhej marrur hak!

Në ballë të betejave,
Shkëlqeve si meteor,
Kosova heroike
Të thuri kurorë.

Atdheut i dhurove
Fjolla lirie,
Dhe mbete në histori,
Trimëreshë Dardanie.

Drita Kosumi Syla

Shkëput nga vëllimi im poetik:
“Mos ma këko ikjen”


Lajmi Fresh

Nora Lokaj – FRAGMENT

Me pelerinë ngjyrë gri Sytë e qiellit mbuluar janë Si Euridika kur humbë nga sytë …