Home / Poezi / Dijana Toska – ME I FOLË

Dijana Toska – ME I FOLË

I fola me vargje
të gjitha që nuk ia thosha n’r sy,
ia thashë!

Fjalët shkyheshin tingujsh
të tmerrueme iknin prej buzëve t’mia
kur m’puthte me sy.

Më buzëqeshte, e guximi arratisej dikah
psherëtimat lypnin një urë
ose një ballkon në Venedik
apo kudo tjetër,
s’ka rëndësi,
veç me i rehatue
psherëtimat për të.

Qyteti i zemrës time nuk ka det
as kanale ku rrëshqasin dëshirat e kuqërremta
nëpër gondola,
as dashuritë e ndalueme
nuk ndodhin;
urat janë veç me e kalue lumin.

Kur ai flet
bëhem memece
ec e çile gojën, o gur
krahët më dalin prej gëzimit
edhe me fluturue mundem
veç duhet m’e provu’.

Veshësh mëshelë, prej rrapëllimave të zemrës
asgjë nuk dëgjoj
nga buzët e tij
veç e lexoj rrëfimin për mua
ashtu, qysh dua vetë.

Pra, me vargje po të flas
se ndryshe nuk di me të thanë të due
brenda meje bëhet rrëmujë
kur këto fjalë të thjeshta due me t’i thanë.

Kështu, i dashur, gjërat rrjedhin vetë
vargu bëhet krua e rrjedh deri te ti
unë e dehur vetë, të them pi,
buzët i lag dhe më sheh në sy.

Sytë tu më thonë…e di!

Dijana Toska

(Rruazat e jetës, Shkup, 2017)

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …