Home / Poezi / Dhimitri Kokaveshi – Dy poezi

Dhimitri Kokaveshi – Dy poezi

GRAVITET
Joshjet, tejkalonin
gravitetin
dhe zgjidhin mbi trupin tënd
ligjerimet!…
Si mes vargjesh shtjelloheshin
gëzimet?!…Diku
linin ligjeratat e tyre përballjeve
të fshehtësisë
dhe thjeshtësisë, nuk i trukoj.
Nuk i trukoj
madhështisë po derdh
mendimet!…
Suprizon mbi vlerat
e gravitetit
pushtuar joshjet!…
Si diamantet
e derdhura në trupin tënd
lëkundej
shpirti?… Kjo epiqendra
e udhëtimit
dhe e vëzhgimit në bukuri
shpalosej dhe
rritej!… Me shpresat?…
Tonet e intensitetit të tingujve
përzienin
Rrezet e një shkalle si shprehje
e veçantë e fjalës
mes ngjyrash, bashkoje!…
Jo dashurinë.
Kjo madhështi e njerëzores
shekujve lironte
jetën!… Provokuar mes dritës
dhe dritës?…
Vesa, si një pigment
i rrahur
dimrave zgjohej!… Pranveres?…
Humbiste
gjallërinë mes agimeve
e treste
dritës!… Kjo dritë e pakët
si ngricat
më ngushton, mos u zbërthe!…
Mes historisë
së zbehtësinë perëndimet
ndrydhen
agimet!… Po t’i afroj.
X

Ndjeva!… Lagështi
mbi buzët
e mia!…Ethet e shpirtit
Vesën!…
Më lan.

Dhimitri Kokaveshi

Lajmi Fresh

Nora Lokaj – FRAGMENT

Me pelerinë ngjyrë gri Sytë e qiellit mbuluar janë Si Euridika kur humbë nga sytë …