Home / Poezi (page 441)

Poezi

poezi

Naim Ymeri – TË FYER…

Të nëpërkëmbin duke të injoruar mendjemdhenjtë arrogantët e pa histori tek krekosen tek shkelin mbi vlerat kur të rrëfejnë me plot djallëzi për liri… Të shajnë të pacipët për pikë qejfi të prishin mendjen të therrin zemrën… Të ngacmojnë ditën stë lënë rehat natën jeta vazhdon duke thënë uratën… Naim …

Më Shumë

Angjelina Krasniqi – GRATË MODESTE

Kush tha, se gratë modeste janë të ftohta si bora Kush tha ndikohen lehtë dhe s’janë të vendosura, Kush tha, dhe kur qeshin mbulojnë buzë nga dora Kush tha, qëndrojnë me gisht në gojë të palosura!?… Gratë modeste vërtetë nuk flasin shumë, me tepri, As nuk nguten të jenë partare …

Më Shumë

Hysen Grajqevci – GJËMA E VAJIT

Pash më pash tokës Arbërore, N’lugje t’verdha me Ag’t e Jutbinës! N’divan t’kullës motra e Gjergjit, I numëron të vllait lavdinë. Në dallgë stuhish e në stuhi motesh, N’log t’mejdanit mat’ me bajloza, N’mriz me zana i rritnim djepat, Në sy t’atdheut e fshihnim gjëmën. Nga nëntë bjeshkët vrojtonim portat, …

Më Shumë

Mirela Terziu – PRANË MEJE

Pranë meje shplodhu, pranë meje je i pastër si dëbora kur zbret nga malet me pamjen e saj unike, të fuqishme, krenare, të freskët si duart e mija të lëmuara në gjoksin tënd burrëror kur ngrohen. Asnjë tjetër dashuri nuk do të puth qershitë e mija, burimi yt i etjes, …

Më Shumë

Përparim Dida – MALL KAM PËR GRYKËN E DRINIT!

Kisha harruar ngjyrat e ndezura të luleve, ku gonxhet petalet zgjatnin ndër ylbere. Tavolinën në ballkon vënë nga nëna enkas, ku me lezet duhani dridhej, shijonte një kafe, N’memorje peizazh Korabi gati qe fshirë, kisha kohë pa dëgjuar këmborët e një tufe. Pa parë bletët përmbi lule këmbë pjalmosur, e …

Më Shumë

Mentor Thaqi – VILET SI MBILLET

pas të tretit e para të parit, klithmë është emri im ata dy tjerët as i pashë e as i lashë kur të tretin dhashë klithmë më quajtën e n´klithmë më gjuajtën si nuk u bë këngë gëzimi një herë të vetme atë ditë e sot si dhe n´mot një …

Më Shumë

Hamdi Meça – NË AZILIN PLANETAR TË PLEQËRISË

Poemë Nuk e di pse për shembulltyrë të robit kur plaket, ti po më shfaqesh, o kangur. Ky hutim- shikim a mos prej anatomisë imazherike të homo sapiensit prehistorik, njëqind e pesëdhjetëmijë vjet më parë, fillimisht në Afrikë? Në mos, mbase vetëm një ideogram i pavizatuar dot për shkak të …

Më Shumë

Ethem Cipi – SHTRATI

Ka thënë Frati, shko te shtrati, po s’të zu gjumi, pusho, shtati popullore Në shtratin ku ne biem, gjithçka është formësuar, dashuria është teoremë, çdo e panjohur do zbuluar. Në shtratin ku ne flemë, gjithçka mban erën tonë, dashuria është katalizator, dhe ndjenjat i bashkon. Në shtratin ku ne zgjohemi, …

Më Shumë

Qazim Berisha – VIT IK

Le të shkojë i lodhët i ftohtë pa kapelë pa ngrohtësi zemre le të ikë kurrë mos të kthehet as në ëndërr as në zhgëndërr se kam trishtim kam plagë për Astritin për Alepon për njerëz pa strehë e pa shpresë me bukë vaji me buzë të zhuritura. Ik vit …

Më Shumë

Donika Gashi – YLLI POLAR

E pashë! Pasha t’madhen dritë! Në pikë të ditës plot diell syrin tek ma shkelte Ylli polar! Haptas në krah më guduliste, në përqafim frymën ma zinte, si kalama nuk më shqitej, gati zemrën të ma griste. Kur përmallshëm ktheva me dy duar ta rrëmbeja, vrapit ia kish dhënë, po …

Më Shumë