Home / Poezi (page 30)

Poezi

poezi

Ervin Hysaj – PËRDITSHMËRI

Shndritën malet me qeleshe të bardha, pak diell ngrohës ra përmbi qytet, mbi pallatet, shtëpitë. Këto ditë janari jeta është e njëjtë, e qetë, asgjë nuk të çudit. Risitë mungojnë. Njerëz nëpër trotuare, kafenetë gjysmëmbushur. Veç një artist që gjerb ngadalë një kafe, në vetvete klith, çuditet me një të …

Më Shumë

Abdullah Blakçori – Cikël poetik

YLLI LAZDRAN Një yll lazdran sonte Më buzëqesh lart nga kaltërsia E kur e mbulojnë retë Në zemër më hyn zbrazësia Ai shfaqet shpesh Në Qiellin e pafund Kur ëndrrën ma ndriçon Një drithërimë më tund Kur Ylli ndrit mbi re Unë në qepallë e pres Pa ma shuar mallin …

Më Shumë

Skënder Berisha – NGA MOLI IM

Sa e vështirë të të gjej Për çmallje e kam Për tokë e qiell Krejt për ty e kam E nuk më lënë retë Niegullat nuk më lënë Krejt ç’dua është Të ta shoh qerpikun e varur Të të shoh njëherë E le të bie vdekja Në molin tim T’më …

Më Shumë

Enver Sulaj – LOTI IDHNAK

Kam me të mbajtë në zemër pafundësisht, Veç pse dhembjen ma mban gjallë. Hukamë e fundit në këtë botë. Kam me të qa në heshtje përjetësisht, Pa ma pa kush lotin idhnak. Ambëlsi e shkurtër e zotave mëkatarë. Enver Sulaj 06 nëntor 2017

Më Shumë

Cikël poetik nga Prend Ndoja (SHBA)

HOMAZH Stuhia rrëqethëse ishte futur në çdo skutë, Plumbat e armikut të ujitur me trupat tanë, Mbi Tokën e djegur, dallgë gjaku dhuruan, Të pafajshëm për tokën e tyre u vranë. Jeta priste vdekjen me derën e hapur, Te fëmija, toka e çatia, Jeta dhe vdekja bashkë bisedonin, Këtu do …

Më Shumë

Nexhip Bashllari – Baladë për Shahin Matrakun

( Këtë baladë e kisha si një detyrim shpirtëror për nder të patriotizmit të tij dhe si dajë i tim ati) Brenda në saraje Hije e zezë ka rënë Jezitët, bij murtaje, Kundër na janë vënë . Më kanë prerë në besë, Turfullon Sulltani, Arnautët edepsëzë, Dushmanë bij dushmani. Ngritur …

Më Shumë

Arbëri Demaçi – Vargje poetike

Pranë gotës e ngatrruar si mos më keq, sa larg të kërkova sa afër të kisha, aty në fundin e gotës me atë pikën e lotit të mbetur fytyrën tënde shpërfytyrova! Arbëri Demaçi 

Më Shumë

Rexhep Hoti – Vitet e fshehura…

Ta shijoj padashje bukurinë e kohës së njomë; Ecim përditë kundër rrjedhës, Siç notojnë peshqit nëpër lumë Dhe një ditë kur të jesh e dashur në martesë, Mos harro, Moshën e njomësisë tënde e ke të arkivuar tek unë. Mos ke brengë për vitet e fshehura, Besën e kam të …

Më Shumë

Delina Kreka – Vargje poetike

Zbresin dhimbjet tatëpjetë, Rrëke, të rrëmbyera! zbresin poshtë e bëhen det! Me vete marrin, zemrat e thyera. Pika, pika, qenë mbledhur, Pa u vënë re, Dhimbja, hyn në thellesira Toka e përpin, s’duket, gjë atje!!! zbresin dhimbjet, dalëndadalë! zbresin tatepjetë, Humerave të tokes humbasin Përjetë. Delina Kreka 

Më Shumë